Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas heqjes së vizave për Kosovën, përcjell InLajmi.
Hoti e cilësoi si ditë historike liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Tutje, ai uroi qytetarët e Kosovës, duke thënë se “heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm edhe pse padrejtësisht u zvarrit nga bllokadat e kauzat e brendshme dhe nga vullneti i disa vendeve të BE-së”.
Ndryshe, këtë të martë në Parlamentin Evropian u votua pro heqjes së vizave për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Në Parlamentin Evropian sot është votuar pro heqjes së vizave për Kosovën.
Heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm edhe pse padrejtësisht u zvarrit nga bllokadat e kauzat e brendshme dhe nga vullneti i disa vendeve të BE-së.
Kjo ditë është historike për qytetarët e Republikës së Kosovës. Urime! 🇽🇰🇪🇺 /InLajmi/