Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Marecit dhe masakrën në Makoc, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e të Gollakut, ishtë shndërruar në ditë krimi të paparë.
Ai shtoi se sakrifica e të rënëve është gjithëherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në përvjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve.
Në këtë ditë kujtojmë dhe nderojmë trimërinë, vendosmërinë e sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, si dhe gjithë dëshmorët e martirët!
Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer fëmijë, vajza, djem, gra e pleq.
Sakrifica e të rënëve është gjithëherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë – ajo mban emrin e secilit prej tyre.
Lavdi e përjetshme!
(foto nga arkivi) /InLajmi/