Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të vazhdojë edhe këtë të martë, përcjell InLajmi.
Kjo u bë e ditur nga Zyra e Prokurorit të Speciales nga ku u njoftua për procesin e mbajtjes së gjykimit.
E edhe këtë të martë do të vazhdojë procesi i paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Rikujtojmë se seancat me dëgjimin e dëshmitarëve po vazhdojnë të mbahen të mbyllura për publikun. /InLajmi/