Një person është zhdukur në Bushnicë të Novobërdës, përcjell InLajmi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ankuesi mashkull kosovar më 16 prill ka raportuar se babai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Lidhur me rastin është informuar prokurori.
Njësitet policore janë duke vazhduar hetimet.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Person i zhdukur
Fsh. Bushnicë, Novobërdë, 15.04.2023-12:30. Ankuesi mashkull kosovar me 16.04.2023 ka raportuar se, viktima mashkull kosovar-babi i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /InLajmi/