Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës Blerim Vela, ka publikuar një dokument, për të cilin ka thënë se është dëshmi e propagandës së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, përcjell InLajmi.
Dokumenti i publikuar paraqet një kërkesë të Beogradit për misionet e huaja ku përmendet rezoluta 12/44. Sipas Serbisë, serbët e Kosovës po rrezikohen dhe iu nevojitet mbrojtje.
Vela konsideron se një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
Ndryshe, zgjedhjet në veri do të mbahen më 23 prill. /InLajmi/
https://twitter.com/Blerim_Vela/status/1647916792470282240?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1647916792470282240%7Ctwgr%5Eea652e83ebc6ab0f6eee513de71f1f1ad5479b6f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fdeshmi-per-interferim-ne-zgjedhje-vela-e-publikon-nje-dokument-te-qeverise-se-serbise%2F