Blerim Vela, Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se ai nuk do të shkojë në Strasburg, në përvjetorin e 20-të të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, nëse Kosova do të pranohet në atë institucion, përcjell InLajmi.
Vela tha se ka një përkujtim për MPJ-në ‘’palaço’’ të Serbisë se anëtarësimi i Kosovës në KE është plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.
Ai shtoi se nëse Serbia voton kundër Kosovës për anëtarësim në KE do të jetë në kundërshtim total me marrëveshjet e arritura.
Postimi i plotë i tij:
Një përkujtim për MPJ-në palaço të Serbisë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është plotësisht në përputhje me marrëveshjet: Bruksel 2013: pika 14, Bruksel 2023: pika 4. Nëse Serbia voton kundër Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të jetë në kundërshtim të qartë të marrëveshjeve të përmendura./InLajmi/