Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi ka folur rreth takimit të fundit të Aleksandër Vuçiq me Listën Serbe dhe me serbët që jetojnë në Kosovë.
Kelmendi thotë se këto plane ka për qëllim një konflikt luftarak, që do ta shkëput veriun nga Kosova.
Kelmendi potencoi se Vuçiq po synon ripushtimin e Kosovës ose ndarjen dhe aneksionin e veriut, dhe po përpiqet ta realizojë me Listën Serbe.
“Në këtë kuadër, takimi i kriminalit të luftës Vucic me Listën Serbe dhe provokimet e bëra në veri të Republikës së Kosovës janë pjesë e planit të shtetit serb. Qëllimi i këtij plani është shkaktimi i një konflikti luftarak, që do të vijojë me intervenimin serb dhe të çojë në shkëputjen e kësaj pjese nga Kosova dhe aneksionimi nga Serbia”, tha Kelmendi, shkruan GazetaBlic
“Krimineli i luftës Aleksandë Vucic ka treguar deri tash se synon ripushtimin e Kosovës ose ndarjen dhe aneksionin e veriut, dhe po përpiqet ta realizojë me Listën Serbe”, shtoi Kelmendi.