Ministri i Ekonomisë këtë të hënë e filloi me akuza për Lidhjen Demokratike të Kosovës për rritje të çmimeve, pasi ky subjekt politik, ligjin për çmimet në tavan e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, përcjell InLajmi.
Murati deklaroi se edhe pse çmimet e importit të miellit dhe vajit kanë rën, vajin e miellin qytetarët vazhdojnë ti blejnë me çmime të larta.
Sipas ministrit dërgimi i ligjit për çmimet në tavan në kushtetuese ka bërë që qytetarët të paguajnë më shtrenjtë vaji, bukën e miellin.
Postimi i plotë i tij:
Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër.
Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg.
Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese.
Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë. /InLajmi/