Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar 24-vjetorin e masakrave në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër të Drenasit, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë ndërsa 24 shqiptarë civilë u vranë në Çikatovë të Vjetër.
Tutje, ai theksoi se askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre krimeve nuk u ndëshkuan nga drejtësia.
Postimi i plotë i tij:
Përulemi në kujtim të jetëve që u sakrifikuan për lirinë tonë!

Para 24 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, u vranë edhe 24 shqiptarë civilë në fshatin Çikatovë e Vjetër.
Edhe pas më shumë se 2 dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre krimeve nuk u ndëshkuan nga drejtësia!
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri! /InLajmi/