Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës Betim Gjoshi, ka kujtuar 24-vjetorin e masakrave në Poklek të Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër, përcjell InLajmi.
Gjoshi kujtoi se në Poklek policia e ushtria serbe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.
Ai theksoi se çmimi i lirisë u pagua shtrenjtë në Poklek të Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër.
Për më tepër, Gjoshi theksoi se edhe pas 2 dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.
Postimi i plotë i tij:
24 vjet më parë
Çmimi i lirisë u pagua shtrenjtë në Poklek të Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër.
Sot u mbushën 24 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku policia e ushtria serbe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.
Atë ditë në Poklek u vranë e dogjën 23 fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe 54 prej tyre u dogjën Pjestarë të familjes Muçolli, Elshani, Caraku e Hoxha.
Atë ditë u vra edhe poeti Ymer Elshani me gjithë familjen.
Atë ditë u vranë edhe 24 pjestarë të familjes Morina të Çikatovës së Vjetër!
As pas 2 dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.
Është kjo ditë të kujtojmë çmimin e shtrenjtë të lirisë dhe të thërrasim për adresim të drejtë të krimeve!
Gjaku i tyre u bëftë dritë për Kosovën!
#LiriaKaEmër. /InLajmi/