5 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes nga rrufeja në zonën rurale të komunës El Tambo në Kolumbi, transmeton InLajmi.
Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në fshatin Loma Larga, në lokalitetin Quilcace, ndërsa komuniteti ishte mbledhur për të marrë pjesë në bingo dhe për të luajtur një lojë futbolli.
Siç raportojnë mediat, disa nga personat e lënduar fillimisht janë trajtuar në një spital lokal, por për shkak të gjendjes së tyre, janë dërguar për ndihmë të mëtejshme mjekësore. Si rezultat, ata u transferuan në spitalet Susana Lopez de Valencia dhe San Jose në qytetin Popayan, shkruan BNN.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), goditjet nga rrufeja janë përgjegjëse për rreth 6.000 vdekje në mbarë botën çdo vit dhe Amerika e Jugut është ndër rajonet që priren të kenë numrin më të madh të vdekjeve nga rrufeja. /InLajmi/