Të paktën 4 persona janë vrarë nga të shtënat masive në një festë ditëlindjeje në shtetin amerikan të Alabamas, transmeton InLajmi.
28 persona u plagosën, disa në gjendje kritike, pasi të shtunën një person qëlloi me armë zjarri disa persona në një studio të vallëzimit në qytetin e Dadeville.
Presidenti Joe Biden bëri përsëri thirrje për ligje më të ashpra për armët pas incidentit.
“Në çfarë gjendje ka ardhur kombi ynë, kur fëmijët nuk mund të marrin pjesë në një festë ditëlindjeje pa frikë?” tha Biden, shkruan BBC.
Nuk ka asnjë detaj se si përfunduan të shtënat, apo nëse një i dyshuar ka vdekur ose është në paraburgim. /InLajmi/