Sot bëhen 24 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër në Komunën e Drenasit, përcjell InLajmi.
Ushtria serbe masakroi, vrau dhe më pas i djegu kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur.
Mes viktimave kishte dhe foshnja gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçar, djem e vajza të reja.
Askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk është ndëshkuar deri tani nga drejtësia. /InLajmi/