Një vajzë është zhdukur në Prishtinë që nga 13 prilli, përcjell InLajmi.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e vajzës, e cila ka bërë të ditur se vajza nuk gjendet në shtëpi që nga data 13 prill.
Nëna e vajzës ka thënë se nuk ka njohuri se ku mund të jetë vajza e saj.
Lidhur me rastin është është njoftuar prokurori kujdestar ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prishtinë 13-14.04.2023 – 21:00-04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nuk gjendet në shtëpi prej datës së lartcekur. Sipas ankueses, deri me tani nuk kanë njohuri se ku mundet me qenë.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe vazhdon në procedurë hetimore. /InLajmi/