Aktori, regjisori dhe arkivist i teatrit, Murray Melvin ka vdekur në moshën 90-vjeçare, transmeton InLajmi.
Melvin vdiq në spitalin Thomas në Londër të premten, sipas miqve.
Aktori u shfaq në filmin e vitit 2004 “The Phantom of the Opera” dhe “The Doctor Who spin-off Torchwood”, në të cilin luajti Bilis Manger.
Ai gëzoi një karrierë të shquar televizive dhe filmike, duke punuar me regjisorë të shquar, duke përfshirë Ken Russell dhe Stanley Kubrick, shkruan The Guardian.
Melvin u bë i njohur si Geoffrey, studenti homoseksual i artit, në “A Taste of Honey të Shelagh Delaney” dhe u bë një anëtar i kompanisë së Teatrit “Workshop”. /InLajmi/