Dukagjini dhe Drita barazuan pa gola në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri Armend Dallku ka thënë se ai është i kënaqur me pikën e fituar ndaj një kundërshtari të vështirë.
“Nuk diskutohet që jam i kënaqur. Luajtëm mençur dhe jam i kënaqur me disiplinën”, ka thënë Dallku.
Deshëm që t’i godasim kundërshtarët në kundërsulm në pjesën e parë”.
“Në pjesën e 2-të bëmë presing më të lartë. Në fazën e sulmit, Januzi, Johni dhe Santosi janë të gatshëm për të qenë titullar por edhe për të luajtur nga stoli”, shkruan Front.Online.
“Ta shohim në ditët në vijim se si janë në gjendjen fizike”, ka shtuar më tej Dallku.