Një zjarr ka përfshirë një ndërtesë në një lagje më të vjetër të Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, si pasojë e zjarrit të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 9 të tjerë janë lënduar, transmeton InLajmi.
Zjarri ka rënë të shtunën në katin e 4 të një pallati në lagjen Al-Ras.
Mbrojtja Civile e Dubait raporton se zjarri mund të jetë përhapur, pasi ndërtesa nuk përmbush të gjitha standardet e sigurisë. Ekspertët e ndërtimit dhe sigurisë kanë thënë se fajtor për zjarrin mund të ketë qenë materiali i ndërtesës.
Kombësia e viktimave nuk është bërë e ditur, shkruan Aljazeera.
Autoritetet kishin paralajmëruar qysh në vitin 2017 për miratimin e rregulloreve më të rrepta të ndërtimit për të minimizuar rrezikun e zjarrit, duke përfshirë përdorimin e veshjes rezistente ndaj zjarrit, por si duket në këtë zonë problemet me materialet dhe sigurinë e ndërtimeve vazhdojnë. /InLajmi/