Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve, duke thënë “uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje”, përcjell InLajmi.
“Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje”, tha Osmani.
Osmani tha se pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë.
Tutje, ajo theksoi se festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen.
“Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen. Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”, tha Osmani. /InLajmi/