Luani, i biri i dëshmorit Shkelzen Haradinaj, ka pranuar dhuratë orën të cilën babai i vet e mbajti në dorë deri në momentin e fundit të jetës së tij, përcjell InLajmi.
Ora ju dhurua nga Shpëtim Selmanaj, këshilltar politik i ministrit të Mbrojtjes.
Luani tha se ora do të ju mbijetojë kohëve, aq sa do të jetë i gjallë emri i Shkëlzenit, akrepat që u ndalen atë ditë në orën e tij do të tregojnë kohën e saktë se kur nisi liria.
Ai ka falendëruar këshilltarin politik të ministrit të Mbrojtjes që e ka ruajtur në vite këtë symbol kaq të vyeshëm duke nderuar në ditë krenarie.
Postimi i plotë i tij:
Ora që do ju mbijetojë kohëve, aq sa do të jetë i gjallë emri i Shkëlzenit.
Akrepat që u ndalen atë ditë në dorën e tij, do të tregojnë gjithmonë kohën e saktë se kur nisi liria.
Falemnderit Shpetim që e ke ruajtë në vite këtë simbol kaq të vyeshëm për ne e na nderove kaq shum sot në këtë ditë krenarie!/InLajmi/