Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe ka uruar besimtarët ortodoksë në Kosovë për Pashkët, përcjell InLajmi.
Kurti premtoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë kujdesin ndaj besimtarëve ortodoksë për të garantuar edhe më tej lirinë themelore të besimit, si dhe sigurinë e përgjithshme.
“Ju uroj që festat t’i kaloni në gëzim dhe paqe së bashku me familjen dhe fqinjët tuaj”, tha Kurti.
Për më tepër, ai uroi që fryma e Pashkëve t’u dhurojë paqe, drejtësi dhe begati qytetarëve të Kosovës. /InLajmi/
Videon e plotë mund ta shihni këtu.