Zhytësit kanë gjetur rrënojat e një helikopteri ushtarak së bashku me trupat e 5 nga 10 personat që kanë qenë në bord, në brigjet e Japonisë, transmeton InLajmi.
Helikopteri UH60, i njohur si Black Hawk, u zhduk pranë ishullit Miyako të enjten e kaluar.
Ai po vëzhgonte zonën lokale në kohën kur u zhduk.
Mbeturinat lundruese që besohet të jenë pjesë helikopteri janë pikasur gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në vazhdim.
Helikopteri transportues me 4 tehe, me 2 motorë i përdorur nga Forcat e Vetëmbrojtjes Tokësore të Japonisë u zhduk pak para orës 16:00 më 6 prill.
Raportohet se trupat u zbuluan nga një zhytës në fundin e oqeanit, shkruan BBC.
Raportohet se shkaku i saktë i përplasjes nuk dihet, por besohet se ka ndodhur aksidentalisht. /InLajmi/