Luftimet e ashpra në të gjithë Sudanin hynë në ditën e dytë, pasi shpërtheu dhuna mes një grupi paraushtarak dhe ushtrisë së vendit, transmeton InLajmi.
Dëshmitarët okularë në kryeqytetin Khartoum thanë se luftimet u intensifikuan pas lutjeve të mëngjesit të së dielës, me zhurma të forta dhe shpërthime të dëgjuara gjatë gjithë natës.
Ka pasur gjithashtu raporte për beteja qindra milje larg në qytetin lindor të Port Sudanit.
Të paktën 56 persona janë vrarë dhe rreth 600 janë plagosur në përleshjet, sipas Komitetit Qendror të Mjekëve të Sudanit.
Shefi paraushtarak i Sudanit, Mohamed Hamdan Dagalo pretendon se ka pushtuar shumicën e vendeve zyrtare të Khartoum-it pas përleshjeve që shpërthyen mes grupit të tij të armatosur dhe ushtrisë së vendit të shtunën, shkruan CNN.
Udhëheqësi ushtarak i vendit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, kundërshtoi pretendimet e Dagalo dhe tha se ushtria ka mbajtur kontrollin mbi vendet qeveritare. /InLajmi/