Pas 3 dekadash dominim në drejtim të Partisë Demokratike, Sali Berisha nis një ndeshje të re politike pa logon zyrtare te partisë të cilën vetë e themeloi.
Edhe pse në fushën e gjelbërt ishte lojtari më i vjetër, çeljen e fushatës elektrorale ia la politikanit më të ri, Belind Kelliçi qe ne stadium mbërriti me autobus.
“Tirana nuk do të ketë dallim nga 250 e kusur qytetet anembanë botës që ofrojnë transport publik pa pagesë. Transport pa pagesë për qytetarët e Tiranës! Kjo çështje është e mbyllur”, tha Këlliçi
Në mungesë të një partie për të garuar në 14 maji, në ndihmë Sali Berishës i erdhi aleati i tij i koheve të veshtira Ilir Meta, me të cilin synon të mundë kandidatët e Partisë Socialiste
“Kandidatet e bodrumit te Edi Rames që përzuri votën nga partia e tij meritojnë shume etiketa, por unë ju kujtoj ju se historikisht djalli ka shume emra, po ashtu janë dhe kandidatet e Edi Ramës, njerëz me shume emra sepse mbulojnë të shkuarën e zezë. Rama dhe Veliaj janë tmerruar nga 14 maji sepse e dinë që do humbasi Erion Veliaj. Ramën nuk e shpëton dot as vula e PD që vodhi dhe as SOROS, nuk të shpëton dot asnjë manovër, je krejtësisht i pashpresë, jemi shqiptar ne o budallenj.” tha Berisha.
“Ndaj nuk është për ndryshim se koha e ndryshimit ka kaluar me kohë, është koha për revolucion, për çfarë revouconi, revolucion me votë, ca do sjelle ky revolucion me votë, do sjellë përmbylljen e korrupsionit absolut dhe transparencë dhe llogaridhënie absolute.” tha Meta.
Edhe pse zgjedhje lokale, Sali Berisha e konsideron garën e 14 majit si betejë politike dhe luftën kryesore e bëri të qartë se e ka me Edi Ramen, por nuk mungoi as mesazhi për ndërkombëtarët.
“Nuk presim nga ndërkombëtarët, dashurinë më të sinqerte nënës mund t’ja japin vetëm bijtë dhe bijat e saj. Ne sollëm bush, rama krenohet McGonigal që e pret në sallën e gjyqit, dhe në të njëjtën qeli do shkojë. Ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO, këta duan të nxjerrin Shqipërinë nga arbitrazhi, pasi gjykata e arbitrazhit i gjobit. Ndaj ju ftoj juaj të mos çoni përpara vjedhjen dhe monizmin, bashkë fitojmë, votoni ndryshimin” tha Berisha, shkruan Top Channel.
Në mitingun hapës të fushatës së “Koalicionit Bashkë Fitojmë” ra në sy mungesa e aleatit Vangjel Dule.