2 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke marrë pjesë në garën “Best Warrior 2023″ në Iowa, e cila po zhvillohet për të testuar njohuritë e tyre në disiplina si levizjet taktike luftarake, ngjyrosja dhe kamuflimi, operacionet e MKAB-së, radio-operacionet dhe kalimi në fushat e minuara, përcjell InLajmi.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili u uroi suksese të 2 ushtarëve, duke shtuar se kjo garë do të jetë sfiduese për ta, si në aspektin fizik ashtu edhe mental.
Për më tepër, ai falënderoi Garën Kombëtare të Iowas për partneritetin e shkëlqyer, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin profesional të ushtarkëve tanë dhe shkëmbimin e përvojave.
Postimi i plotë i tij:
2 ushtarakë të FSK-së po marrin pjesë në garën “Best Warrior 2023”, që është duke u zhvilluar në shtetin e Iowa, duke testuar kështu njohuritë e tyre në disa disiplina si: levizjet taktike luftarake; ngjyrosja dhe kamuflimi; operacionet e MKAB-se; radio operacionet; kalimi në fushat e minuara.
U urojmë suksese në këtë fundjavë që pritet të jetë sfiduese për ta në aspektin fizik dhe mental.
Falenderojmë Gardën Kombëtare të Iowas, për partneritetin e shkëlqyer, bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin profesional të ushtarkëve tanë dhe shkëmbimin e përvojave.
Le të fitojë më i miri!. /InLajmi/