Vrasja që ndodhi të premten në Komunën e Pejës tronditi opinionin publik në tërë vendin, përcjell InLajmi.
Për këtë rast reagoi edhe nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku e cila tha se duhet të ndërrmarrën hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues.
Më tej ajo pyeti se a ka ndonjë vend ku gratë ndihen të sigurta?
Postimi i plotë i saj:
A ka ndonjë vend ku gratë ndihen të sigurta?
Në rrugë jo. Në vend të punës jo. Në shtëpi jo.
Dhimbje padund për jetët e që po shuhen dhunëshëm çdo ditë.
Si Institucione e sidomos si shoqëri duhet të ndërrmarrim hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues.
Me vra gra, me ushtru dhunë duhet të jetë jo vetëm ligjërisht e dënueshme, por edhe kulturalisht a papranueshme. /InLajmi/