Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela deklaroi se edhe 3 vetura të tjera janë djegur në veri të vendit, herët në mëngjes, përcjell InLajmi
Sipas Velës po targetohen qytetarët për të cilët Serbia po konsideron se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.
Më tej ai tha se çdo autor do të dalë para drejtësisë
Postimi i plotë i tij:
Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes. Strukturat ilegale të Serbisë tani po targetojnë serbët lokalë që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Çdo autor do të dalë para drejtësisë! /InLajmi/