Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviq po qëndron në Kosovë këto 3 ditë ku po mban takime me krerët e lartë të shtetit, përcjell InLajmi.
Abazoviq deklaroi se ishte kënaqësi që bisedoi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Ai ka falënderuar për mikpritjen e këndshme që i është bërë gjatë qëndrimit treditor në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Ishte kënaqësi që bisedova me presidenten Vjosa Osmani…. Falënderoj Kosovën për mikpritjen e këndshme gjatë qëndrimit tim 3 ditësh. Dëshirojmë bashkëpunim më të afërt dhe zhvillim ekonomik për të gjitha vendet e rajonit… /InLajmi/