Lideri i PDK-së Memli Krasniqi, së bashku me kolegë e bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varrezat e martirëve në Sllvi të Lipjanit, përcjell InLajmi
Krasniqi shprehi nderimet më të larta për martirët e Sllovisë, për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë dhe për dëshmorët.
Ai po ashtu ka bërë homazhe edhe në fshatin Tërboc, pranë lapidarit të dëshmores Zylfije Gashi në përvjetorin e 24-të të rënies së saj.
Postimi i plotë i tij:
Me dhembje kujtojmë 45 civilë shqiptarë, të cilët u masakruan mizorisht 24 vite më parë nga dora barabare serbe në Sllovi të Lipjanit.
Në përkujtim të martirizimit të tyre më 15 dhe 16 prill 1999, sot me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe te varrezat e martirëve në Sllovi.
Po ashtu, bëmë homazhe edhe në fshatin Tërboc pranë lapidarit të dëshmores Zylfije Gashi në përvjetorin e 24-të të rënies së saj.
Nderimet më të larta për martirët e Sllovisë, për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë dhe për dëshmorët, të cilët u flijuan për ditët e bardha të lirisë që i jetojmë sot.
E përjetshme qoftë lavdia për ta! /InLajmi/