3 vetura janë përfshi nga zjarri këtë të shtunë në orën 03:10 në Leshak të Leposaviqit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, policia për këtë ngjarje është njoftuar nga një qytetar serb i cili është pronar i këtyre tri veturave.
“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri”, ka thënë Krasniqi.
Tutje Krasniqi tha se “Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe ka inicuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”.
Ndërkaq, për këtë ka reaguar edhe shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, shkruan Telegrafi
Vela përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se strukturat e paligjshme të Serbisë po i synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës