Një australian ka vendosur një rekord të ri botëror për pompa, duke bërë më shumë se 3,206 në vetëm një orë – 53 për çdo minutë, ose pothuajse një në sekondë.
Një rekord i tillë është thyer për të katërtën herë në 3 vjetët e fundit. Lucas Helmke mori titullin e vendosur nga një tjetër australian vetëm vitin e kaluar.
Kontabilist me profesion, babai 33-vjeçar tha për librin e rekordeve Guinness se donte të frymëzonte djalin e tij njëvjeçar duke i treguar atij se asgjë nuk është e pamundur.
Çdo pompë duhej të ishte e përsosur për të përmbushur standardet e kërkuara për një rekord zyrtar botëror.
Helmkes iu kërkua ta mbante trupin drejt kur me trup shkonte lart, pa i përkulur gjunjët dhe belin, teksa i duhej të arrinte të paktën një kënd prej 90 gradë në bërryl kur u ulte.
Rekordi i mëparshëm u vendos nga Daniel Scali, i cili bëri 3,182 shtytje, në prill 2022
Helmke theu rekordin në palestrën Iron Underground në nëntor të vitit të kaluar dhe së fundmi u informua nga Guinness World Records se rekordi i tij ishte miratuar. 2 mbajtës të mëparshëm rekord ishin gjithashtu australianë, shkruan CNN
Helmke i tha Guiness World Records se iu deshën dy deri në tre vjet për të ndërtuar forcën fizike për të arritur suksesin e jashtëzakonshëm, transmeton Klankosova.tv.
Nisur nga konkurrenca, nuk është e qartë se sa do të qëndrojë rekordi i tij. Mediat lokale në Florida në mars raportuan se amerikani Rob Stirling, 60 vjeç, kishte arritur të bëj 3,264 pompa në fund të muajit të kaluar – por ky pretendim ende nuk është njohur nga Guiness.