• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Zemaj: Kryeneqësia e qeverisë në menaxhimin e situatës në veri është problematike

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
14 April 2023
në KRYESORE
0 0
0
Zemaj: Kryeneqësia e qeverisë në menaxhimin e situatës në veri është problematike
0
SHPERNDARJE
16
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në një intervistë për Blic Interview me Astrin Gashin, ka folur për zgjedhjet në veri, a duhet të shtyhen ato apo jo, Marrëveshjen e Ohrit, mënyrat se si LDK do ta kundërshtojë atë, punën e qeverisë dhe ligjshëmrinë në veriun e vendit, asociacionin e vetëmenaxhimin.

Sa i përket zgjedhjeve në veri, ai thotë se pasojat kanë mbetur që nga viti i kaluar me targat dhe tani përgjegjësia ka mbetur në dorë të KQZ-së për zgjedhjet, ku sipas tij situata nuk do të kalojë pa pasoja dhe jo lehtë e menaxhueshme.

“Kryeneqësia e kësaj qeverie në menaxhimin e situatës, sidomos në pjesën veriore të Kosovës që nga fillimi i mandatit të saj ka qenë problematike në vetvete por edhe në kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Problemi i vitit të kaluar i ka lënë pasojat e veta, me targat, loja me partnerët ndërkombëtarë, mos dëgjueshmëria në kuptimin pozitiv dhe të partneritetit dhe shtyrja e zgjedhjeve, heqja dorë e personave udhëheqës nga të qenit kryetarë komunash, shtyrja e zgjedhjeve për një kohë të caktuar dhe tani lënia e përgjegjësisë në dorë të KQZ-së, duke tentuar të mbulohen problemet, sulmet, tentativat për destabilizim të veriut dhe mënyra e trajtimit edhe të kësaj pjese në dialogun me Serbinë, ose më mirë të them pas Marrëveshjes së Ohrit, po duket që nuk do të kalojë pa pasoja dhe jo lehtë e menaxhueshme. Në këtë kontekst ne e përkrahim qeverinë për ushtrimin e sovranitetit dhe ligjshmërisë në atë pjesë, por nuk mund të qëndrojmë inert ndaj mostransparencës së çfarë problemesh ka në atë pjesë”, thotë Zemaj.

Sipas tij, esenca e problematikës në veri nuk është te zgjedhjet por në faktin se atje nuk ka pushtet të qëndrueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës, për çka thotë se Qeveria deklaron të kundërtën por që e bën për popullizëm.

“Ne asnjëherë nuk kemi qitë kushte, në kuptimin e asaj se me çka po përballemi në pjesën veriore të Kosovës dhe kjo nuk është as në natyrën e LDK-së. Por, esenca e kësaj problematike nuk qëndron vetëm në zgjedhjet. Esenca e problematikës qëndron në atë që kemi thënë se atje nuk ka pushtet të qëndrueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës. Qeveria ka deklaruar të kundërtën, ka thënë që asnjëherë që nga paslufta nuk ka pasur më shumë ligjshmëri se tani dhe në kuptimin figurativ, asaj me letra, që e përmendëm përmes KQZ-së, tregon paaftësinë e Qeverisë, ose më shumë popullizmin e saj që të merret me problemin që po ndodh atje”, vlerëson deputeti i LDK-së.

Zemaj thotë se është dashur të përgatitemi për një situatë tjetër, me dorëheqjet e serbëve në veri, teksa thotë se për situatën tani nuk ka transparencë, andaj nuk shohin zgjidhje.

“Në momentin kur trupat zgjedhorë, policia, gjyqësia, organet tjera vendimmarrëse, kanë dhënë dorëheqje dhe janë larguar nga institucionet në mënyrë demonstrative, atëherë është dashur të kuptojmë se ne duhet të përgatitemi për një situatë tjetër. Cila përgatitje ka ndodhur, përpos atyre pamjeve, që duke tentuar në moralizimin gjoja të policëve, që me ditë të tëra dhe në kushte mizërie qëndrojnë në atë pjesë të Kosovës, Njësive Speciale dhe të tjerët që të cilët nuk kanë fare mbrojtje ligjore, as policore, as qytetarët serbë dhe as të tjerët nga agresioni ta quaj, dhe nga loja që bëhet si instrument i përdorur nga Vuçiqi i Listës Serbe dhe i qytetarëve të manipuluar në atë pjesë. D.m.th ne nuk po shohim zgjidhje, nuk ka transparencë, nuk shohim as zgjidhje. Po e shihni se si tentohet të shtyhen mbledhjet e KQZ-së”, shton ai.

Si opsion për tejkalim të kësaj situate vlerëson se ka mbetur partneriteti dhe ndikimi i ndërkombëtarëve, teksa shton se ka një ndryshim të gjuhës së shteteve të QUINT-it.

“Opsioni ka mbetur partneriteti dhe ndikimi i ndërkombëtarëve dhe mënyra se si është menaxhuar me qetësi, maturi, me kohë të gjatë, mënyra se si është tentuar që ajo pjesë e Kosovës të vihet nën sovranitetin e plotë edhe ligjor edhe kushtetues, të institucioneve që janë legjitime dhe gradualisht edhe me procesin e dialogut ta bëjmë të mundshme ose ta bëjmë të afrueshme që ata të jenë të dëgjueshëm në kuptimin pozitiv, të institucioneve ku jetojnë, të shtetit të vet, të pranueshmërisë së shtetit por jo edhe të destabilizimit nga njerëz, individë, struktura edhe kriminale po se po, gjithmonë që ndodhë, dhe pa një përgjigje adekuate. E shihni, ka edhe një lloj largimi ta quaj edhe të gjuhës çfarë kanë përdorur, qoftë SHBA-të, qoftë faktorët tjerë vendimmarrës, ose më mirë të them shtetet e QUINT-it, por nuk kemi asnjë përgjigje konkrete as nga NATO dhe as nga KFOR-i, që e menaxhojnë pjesën kryesore të sigurisë në atë pjesë”, vlerëson deputeti i LDK-së.

Lidhur me Listën Serbe, mospjesëmarrjen e saj në zgjedhje dhe faktin se a po e bën këtë Vuçiq që të dalë fitimtar në këtë provës, Zemaj thotë se është e vërtetë por që institucionet e Kosovës nuk duhet të fshihen pasi nuk është e turpshme dhe të bashkëpunojnë me opozitë apo Kuvend dhe ndërkombëtarë e mos ta presin ditën e zgjedhjeve.

“Është e vërtetë kjo, ndoshta jo vetëm në mënyrën se si po e theksoni por e vërteta e asaj qëndron edhe më larg nga dita e sotme. Por cili është angazhimi dhe cili është roli institucional i qeverisë së Kosovës, i institucioneve të sigurisë, i presidencës dhe cili është narracioni ta ndërtojnë, në kuptimin e organizimit të një procesi zgjedhor, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë dhe kjo nuk duhet të fshihet, nuk është as e turpshme por duhet edhe të elaborohet në mënyrë të saktë dhe të tentohet qoftë edhe përmes Kuvendit të Kosovës, qoftë edhe me partitë opozitare, me qytetarët në atë pjesë, të ketë një intensifikim të një pune të vazhdueshme dhe jo të pritet dita D ose dita finale e mbajtjes së zgjedhjeve”, deklaron Armend Zemaj.

Ai më tutje shton se pa një debat për ndikim dhe ndërhyrjen e Vuçiq në veri nuk mund të ecet tutje dhe se do të ketë vetëm destabilizim, teksa thotë se Serbia është agresori, ndërsa Kurti si kryeministër po e vë qeverinë në grackë të saj.

“Duke marrë parasysh që as në procesin e marrëveshjes, nuk është dashur të lejohet ose së paku të mos përmendet roli ose interferimi i Vuçiqit me Listën Serbe ose ndaj Listës Serbe në atë pjesë të Kosovës dhe në brendi të saj. Pa këtë debat, pa përkufizim të saktë dhe pa analizë e vendimmarrje të saktë, nuk mund të ecet tutje, atëherë kalojmë në nivel tjetër, do të ketë destabilizim dhe destabilizimi mendoj unë që është i disfavorshëm për vetë Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh edhe rrethanat tjera gjeopolitike tash, në fund të fundit duke marrë parasysh intencat për normalizim të marrëdhënieve ka kaluar në nivel tjetër në kuptimin e mbështetjes së njëjtë, as nuk e kemi mirëkuptimin e njëjtë nga sjellja e kësaj qeverie, nga loja që është bërë me dialogun, nga qasja e saj direkte nga platforma dhe gjuha që është përdorur dhe asnjëherë duke marrë parasysh që në anën tjetër e kemi një agresor dhe e kemi një njeri që e po qet qeverinë e Kosovës në grackën e tyre, sidomos në raport me bashkësinë ndërkombëtare”, mendon ai, shkruan Gazeta Blic.

Zemaj rikthekson se situata është e keqe dhe jo lehtë e menaxhueshme, që thotë se nëse nuk ka vigjilencë të theksuar, atëherë do të kalojmë në një nivel që do të jetë aspak i favorshëm për Kosovën.

“Situata është jo lehtë e menaxhueshme, por situata është e keqe, është në koncept të asaj që quhet destabilizim të brendshëm nga akterë të jashtëm dhe do të kemi një përballje në kuptimin që nëse nuk ka një vigjilencë të theksuar dhe nëse nuk ka një mbikëqyrje ditore, ose trajtim ditor, ose me këtë neglizhim, atëherë do të kalojmë në nivel tjetër të kësaj situate, e cila po e përsëris edhe njëherë nuk është e favorshme për neve aspak”, deklaron Armend Zemaj.

Tags: Armend ZemajKQZ-jaQeveria e KosovësVeriu i Kosovës
Postimi i mëparshëm

Teologu Shabani tregon rëndësinë e lutjeve në Islam

Postimi tjetër

Beatriz Flamini pas 500 ditësh qëndrimi në shpellë: Nuk di asgjë për botën!

Të ngjajshme Postime

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen
KRYESORE

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve
KRYESORE

Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve

27 June 2025
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
KRYESORE

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

27 June 2025
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
KRYESORE

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

27 June 2025
Postimi tjetër
Beatriz Flamini pas 500 ditësh qëndrimi në shpellë: Nuk di asgjë për botën!

Beatriz Flamini pas 500 ditësh qëndrimi në shpellë: Nuk di asgjë për botën!

Lajmet e fundit

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu