Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për zgjedhjet në veri dhe mbarëvajtjen e tyre në Komisionin për Integrime Evropiane, raporton InLajmi.
Sveçla tha se Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë në dispozicion të KQZ-zë, në mënyrë që zgjedhjet e 23 prillit të jenë të suksesshme.
Për më tepër, ai theksoi se qëllimi kryesor i ministrisë që ai drejton është krijimi i një atmosphere të qetë dhe të sigurtë për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
“Për sa i takon çështjes së zgjedhjeve, Policia e Kosovës, por edhe e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është në dispozicion të KQZ-së, në mënyrë që këto zgjedhje të vijojnë dhe përfundojnë suksesshme. Për neve është imperativ që këto zgjedhje të mbahen në një atmosferë të qetë, të sigurtë, qoftë për organizatorët, poashtu edhe për vet qytetarët atje”, tha ai.
Sveçla u shpreh i bindur se zgjedhjet në veri do të përfundojnë me sukses.
“Me rëndësi është të institucionet e Kosovës janë duke vijuar me organizimin e procesit zgjedhor, ashtu siç është më së miri. Unë jam i bindur se gjithë ky proces do të përfundojnë i qetë, i suksesshëm, duke i tejkaluar edhe problemet të cilat i përmenda”, u shpreh tutje ai. /InLajmi/