Rita Ora do të performojë disa nga hitet e saj më të mëdha në gjysmëfinalen e Eurovisionit muajin e ardhshëm, transmeton InLajmi.
Mbretëria e Bashkuar, e zgjedhur për të pritur Eurovisionin në emër të fituesve të vitit 2022, Ukrainës pas pushtimit rus, do të ogranizojë konkursin në maj në Liverpool ACC.
Zlata Dziunka, e cila doli e 9-ta kur konkurroi në Junior Eurovision vitin e kaluar në emër të Ukrainës, dhe reperi ukrainas Otoy, gjithashtu do të performojnë në shfaqje live, shkruan Hulldaily.mail.
Hapja e gjysmëfinales do të bëhet nga prezantuesja e Eurovizionit të BBC-së, Julia Sanina, e cila do të përformojë një pjesë të këngës Mayak me grupin e saj The Hardkiss. /InLajmi/