Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë te Malit të Zi, Dritan Abazoviq, raporton InLajmi.
Rama i dhuroi Abazoviqit “Çelësin e Prishtinës”, si një dhuratë simbolike ndërsa shtoi se ndjehet i nderuar nga vizita e tij në kryeqytet.
“Na keni nderu me vizitën tuaj në kryeqytet, prandaj dëshirojmë të ju dhurojmë “Çelësin e Prishtinës… kjo është shtëpia juaj dhe jeni të mirëseardhur kurdoherë. Shpresoj që ky çelës të lidhë shtetet tona edhe më shumë, pra Kosovën me Malin e Zi. Po ashtu edhe personalisht për ju që ta ndjeni veten si në shtëpinë e juaj”, ka thënë Rama.
Kryeministri në detyrë në Mal të Zi e falënderoi Ramën për dhuratën, duke i thënë se ky çelës është simbol që të bëhet qytetar i Prishtinës ndërsa theksoi se po e ndien veten si në shtëpinë e tij.
“Falënderoj kryetarin e Prishtinës. Ky çelës është simbolik që të bëhem qytetar i Prishtinës dhe me të vërtetë e ndjejë veten si në shtëpinë time…”, ka thënë Abazoviq. /InLajmi