Një tërmet i fortë, me magnitudë 7.0, ka goditur Indonezinë të premten.
Sipas EMSC, epiqendra ishte në Surabaya dhe thellësia e tij ka qenë mbi 500 km, duke bërë që fatmirësisht të mos ketë viktima apo dëme të shumta materiale.
Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë”, një zonë sizmike shumë aktive, ku pllaka të ndryshme në koren e Tokës takohen dhe krijojnë një numër të madh tërmetesh dhe vullkanesh, shkruan A2CNN.
Në muajin nëntor, një tërmet me magnitudë 5.6 në Javën Perëndimore, vrau 602 persona.