Luizi ka nevojë të qartësohet për miqësinë që ai ka me Efin, duke qenë se u ngritën dyshime për afrimitetin e tepërt të saj pasi rihyri në Big Brother.
Ai i tha Kiarës që t’i japë një indicie se çfarë qëndrimi të mbajë, pasi asaj i beson verbërisht, duke qenë se e sheh si njeriun e tij të jetës.
Sipas tij, nga loja që bëhet brenda në shtëpi, ai ka kuptuar që Efi është e dashuruar me famën dhe se po e përdor atë në mënyrë shumë të ulët.
Kiara u ndje në faj për debatin që pati me Efin dhe, edhe njëherë përsëriti faktin që i vjen shumë keq që e solli atë temë në shtëpi, shkruan TopChannel.
Luizi u shpreh se atij nuk i interesojnë fare detajet e debatit, por do të di vetëm arsyen. Ai shtoi se kur preken interesat e tij personale, normal që do ketë reagim.