Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për 3 të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Po është marrë vendimi, është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për 3 të dyshuarit”, tha Gashi.
Të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit, K.H, O.H, L.D, u arrestuan të mërkurën nga Policia e Kosovës.