Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq takohet sot në Beograd me udhëheqësin e enklavës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Republikës Serbe, Millorad Dodik.
Paraprakisht megjithatë, një nga temat kryesore të bisedës së 2 liderëve serbë, do të jetë Kosova.
Me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të diskutoj në Beograd për situatën politike në Republikën Serbe dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe për “problemet e serbëve në Kosovë dhe Metohi”, kishte thënë Dodik, transmeton Top Channel.
Sigurisht që do të analizojmë edhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në Republikën Serbe”, është shprehur ai. Një nga arsyet përse kryeministri Albin Kurti e ka parë më skepticizëm Asociacionin e komunave me shumicë serbe në very të Kosovës, është pikërisht eksperienca e hidhur e Bosnje Hercegovinës. Ai shprehej disa muaj më parë se nuk do ta lejonte formimin e një bashkësie të tillë sepse nuk donte që Serbia të “kopjonte modelin” e Republikës Serbe.