Janë rikthyer sërish reshjet e borës në qarkun e Dibrës.
Reshjet e borës, të cilat kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit, kanë bllokuar rrugën e Arbërit, kryesisht në bypassin Qafë Murrizë.
Subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen sa më shpejt të aksit.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, shkruan Abc.News.al.
Gjithashtu apelon shoferët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të moderojnë shpejtësinë në rrugë.