Një aksident ka ndodhur të premten në rrugën ‘’Bill Klinton’’ në Prishtinë ku si pasojë 3 persona janë lënduar, përcjell InLajmi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona, është shprehur Ahmeti.
Sipas zëdhënëses së policisë, në aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut./InLajmi/