• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

(Pa)siguria e gazetarëve në Kosovë

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
13 April 2023
në KRYESORE
0 0
0
(Pa)siguria e gazetarëve në Kosovë
0
SHPERNDARJE
106
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Liria e shprehjes, liria e informimit dhe liria e shtypit janë të drejta të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet përkatëse për media, por këto të drejta të garantuara me kushtetutë dhe ligje të Kosovës nuk respektohen, pasi gazetarët në shumicën e rasteve janë cak i sulmeve fizike dhe kërcënimeve verbale, shkruan InLajmi.

Sulmet fizike, kërcënimet dhe retorika agresive janë disa nga sfidat që i përcjellin vazhdimisht gazetarët në Kosovë ndërsa siguria e tyre mbetet fragjile.

Sulmet e fundit ndaj gazetarëve vunë në pah përpjekjet për të minuar lirinë e shprehjes dhe kërcënimin ndaj sigurisë për të ushtruar profesionin e tyre si duhet.

Problematikën e sulmeve e thellon edhe më tepër mosdhënia e dënimit të merituar për sulmuesin, çka edhe ka bërë që në shumë raste këta sulmues “të fuqizohen” dhe të vazhdojnë sulmet e tilla, duke krijuar kështu “një klimë pasigurie” për gazetarët që të ushtrojnë profesionin e gazetarisë dhe t’i shprehin lirshëm mendimet e tyre.

Pasigurinë e gazetarëve e sheh si problematike edhe Asociacionit i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ndërsa jep të dhëna shqetësuese sa i përket sulmeve ndaj tyre.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha në një përgjigje me shkrim për InLajmin, bën të ditur se gjatë vitit 2022 janë raportuar 29 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, 6 prej tyre më serioze.

“Gjatë vitit 2022 janë shënuar 29 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, duke përfshirë 6 më serioze në veriun e Kosovës gjatë periudhës së vendosjes së barrikadave nga protestues serbë. Këto sulme kanë qenë shumë serioze dhe ne kemi alarmuar pos organeve vendore të sigurisë edhe ato ndërkombëtare”, tha Rexha.

Ndërsa për periudhën janar-prill të këtij viti, Rexha thotë se në AGK janë regjistruar 10 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, ndër to përmendi edhe sulmin e fundit ndaj gazetarit Valon Syla.

“Këtë vit deri në mes të tprillit janë regjistruar 10 raste, dhe më i rëndi është ai kundër Valon Sylës, më 11 prill, me ç’rast atij i janë shkaktuar lëndime trupore”,tha Rexha.

Për më tepër, kryetari i AGK-së theksoi se ka pasur periudha të caktuara kur gazetarëve u është ofruar mbrojtja për shkak të rrezikimit të sigurisë së tyre.

“Gazetarët i raportojnë si në AGK ashtu edhe në Polici rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre. Ka pasur periudha të caktuara kur gazetarëve individualë u është ofruar mbrojtja për shkak të rrezikimit të sigurisë së tyre”, tha ai.

I pyetur nëse është krijuar ende Sistemi i Menaxhimit të Dhënave për rastet e gazetarëve dhe nëse është dërguar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Rexha konfirmoi se sistemi gjyqësor po tregohet bashkëpunues për gjetjen e modaliteteve që një databazë e tillë të krijohet sa më parë.

“Ka kohë që, sistemi gjyqësor po kalon një tranzicion përmes zhvillimit të Sistemit Informativ për Menaxhimin e rsateve, i cili do t’i konsolidojë të dhënat dhe do të sigurojë gjurmimin e çështjeve gjyqësore. Gjatë një takimi të organizuar për qëllime të raportimit mbi sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias, përfaqësuesit e KGJK-së deklaruan se nuk janë në gjendje të ofrojnë të dhëna zyrtare për rastet që kanë të bëjnë me gazetarët, sepse profesioni gazetar/punonjës medial nuk është i kategorizuar në këtë sistem”, tha Rexha.

Ndërkohë edhe raporti policor shpërfaq të dhëna shqetësuese për sulmet ndaj gazetarëve, mirëpo shifra më të vogla se AGK, kjo mbase për shkak të mosraportimit të tyre në organet e drejtësisë nga ana e gazetarëve. Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Kosovës dërguar për InLajmin, vetëm gjatë vitit 2022 janë trajtuar gjithsej 20 raste për vepra penale, të cilat kanë të bëjnë me kanosje, ngacmim, lëndime të lehta trupore.

“Gjatë vitit 2022, janë trajtuar gjithsej 20 raste për veprat penale; për kanosje kanë qenë 13 raste, për sulme fizike 2 raste, për lëndime të lehta trupore një rast, përfshirë këtu edhe kallëzimet e tjera penale. Pra gjithsej 12 raste janë dorëzuar me kallëzim penal kundër personave të njohur, 3 raste me raport të veçantë, 4 raste me kallëzim penal, një nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa për periudhën janar-prill të këtij viti në Policinë e Kosovës janë raportuar vetëm 2 raste, njëri për kanosje dhe tjetri për zjarrvënie.

“Gjatë periudhës kohore janar-prill, janë inicuar 2 raste; një për kanosje dhe tjetri për zjarrvënie. Që të 2 rastet i janë referuar prokurorive kompetente me kallëzim penal kundër personave të dyshuar”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, në një deklaratë për InLajmin, thotë se gjendja sa i përket sigurisë së gazetarëve në Kosovë nuk është e kënaqshme ndërsa shton se rrezikshmëria që gazetarët kanë gjatë ushtrimit të profesionit të tyre duhet të kihet parasysh dhe të trajtohet nga të gjithë, duke përfshirë redaksitë dhe institucionet e Kosovës.

I pyetur se sa të sigurtë janë gazetarët në Kosovë, Mushkolaj thekson se në shumicën e rasteve gazetarët janë në “mëshirë të fatit” dhe të ekspozuar ndaj rreziqeve dhe sulmeve të ndryshme, sidomos gjatë punës në terren.

“Gjendja e sigurisë së gazetarëve nuk është e kënaqshme në Kosovë. Sidomos gjatë punës në terren ata janë “në mëshirë të fatit” dhe potencialisht të ekspozuar ndaj rreziqeve dhe sulmeve të ndryshme. Gazetaria është profesion me rrezikshmëri tejet të lartë dhe si i tillë duhet të trajtohet nga të gjithë, që nga redaksitë në të cilat gazetarët punojnë dhe deri në nivelin institucional”, tha Mushkolaj.

Ndërsa sa i përket lirisë së shprehjes, Mushkolaj thotë se Kosova qëndron më mirë në këtë aspekt në krahasim me vendet e rajonit gjersa shton se askush nuk duhet të jetë i kënaqur me këtë, pasi mediet çdo ditë përballen me sfida dhe probleme të ndryshme.

“Kosova nuk qëndron keq në këtë aspekt, në krahasim me vendet e rajonit. Por askush nuk duhet të jetë i kënaqur me këtë, sepse gazetarët dhe mediat përballen çdo ditë me sfida dhe probleme të ndryshme që nga mungesa e transparencës institucionale, e deri te kushtet e punës në media”, tha Mushkolaj për InLajmin.

Sipas Mushkolaj, Qeveria e Kosovës duhet të zbatojë rekomandimin e vitit 2016 dhe atë të vitit 2021 të Këshillit Europian për Siguri të Gazetarëve, ndërsa sugjeron që të hartohen strategji të reja për sigurinë e tyre.

Kryetari i KMSHK-së thekson gjithashtu se institucionet e Kosovës duhet të koordinohen, në mënyrë që sulmet e gazetarëve të adresohen dhe “pandeshkueshmëria” ndaj sulmeve të marrë fund.

“Qeveria duhet të zbatojë Rekomandimin 2016 të Këshillit të Europës dhe Rekomandimin 2021 të Komisionit Europian për Siguri të Gazetarëve. Po ashtu, qeveria duhet të hartojë strategji për sigurinë e gazetarëve, si dhe të themelojë një trup koordinues nacional, respektivisht “task force” për sigurinë e gazetarëve. Njëkohësisht duhet të ketë një koordinim më të mirë ndërmjet policisë e prokurorisë, në mënyrë që rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të adresohen si duhet. Po ashtu, duhet të marrë fund mosndëshkushmëria e sulmeve ndaj gazetarëve”, tha Mushkolaj.

Nga ana tjetër, profesori universitar njëherësh edhe analisti politik Blerim Latifi, konsideron se Kosova në shumë drejtime paraqet një demokraci të brishtë dhe shumë pengesa në sundimin e ligjit, prandaj siç thekson ai, gazetarët ballafaqohen me sfida serioze në ushtrimin e profesionit të tyre.

“Kosova në shumë drejtime ende paraqet një demokraci të brishtë dhe shumë pengesa në zbatimin e sundimit të ligjit, prandaj edhe gazetarët e saj ballafaqohen me sfida serioze në ushtrimin e profesionit të tyre dhe në këto sfida bën pjesë edhe vetë siguria e tyre”, tha Latifi për InLajmin.

Sipas tij, kur demokracia e vendit është e brishtë, siguria e gazetarëve shpeshherë vihet në pikëpyetje.

“Në vende me demokraci të brishtë, me sundim të brishtë të ligjit, siguria e gazetarëve shpesh vihet në pikëpyetje dhe bëhet e cenueshme, ngase gjithmonë shfaqen individë dhe grupacione që interesat e tyre duan t’i avancojnë në mënyrë të paligjshme dhe në këtë synim ata shohin tek gazetarët një pengesë serioze. Si rezultat vijmë deri tek situatat kur ndodhin praktika abusive kundër gazetarëve përfshirë edhe ato të frikësimit, kërcënimit, por edhe të dhunës së drejtpërdrejtë”, tha Latifi për InLajmin.

Sa i përket lirisë së shprehjes, Latifi vlerëson se Kosova në këtë aspekt ndeshet me probleme serioze, në të cilat përfshihen presione të ndryshme, si ato politike, të karakterit ekonomik, presionet nga grupacionet religjioze e të tjera.

“Liria e shprehjes është një nga shtyllat e Kushtetutës së Kosovës, por përtej rrafshit normativ, në realitetin social e politik të Kosovës liria e shprehjes ndeshet me shumë probleme serioze. Këto probleme kanë shkaqe të ndryshme, përfshi presionet politike, ato me karakter ekonomik, pastaj presionet nga grupacionet religjioze me prirja të theksuara ekstremiste, si dhe gjuha e egër e kërcënimeve të cilën e shohim përditë në rrjetet sociale”, tha ai.

Latifi thekson se këto forma presioni ndikojnë që liria e shprehjes në Kosovë të deformohet dhe të marrë tipare të papranueshme

“Krejt këto forma presioni po ndikojnë që liria e shprehjes në Kosovë jo vetëm të cenohet, por edhe të deformohet dhe të marrë tipare të papranueshme. Liria e shprehjes ka vlerë kur ajo shfrytëzohet për të nxitur kulturë racionale të debatit publik, por kur ajo shfrytëzohet si platformë e gjuhës së urrejtjes, atëherë liria e shprehjes mund të rezultojë me të kundërtën e asaj për të cilën ajo ekziston në shoqëritë demokratike”, tha Laitifi.

Për më tepër, Latifi konsideron se çështja e mbrojtjes së gazetareve nga sulmet dhe kërcënimet mund të rregullohet vetëm nëpërmjet ashpërsimit të masave ligjore.

“Ka vetëm një rrugë efikase për këtë punë: ashpërsimi i masave ligjore për të gjithë ata që zgjedhin dhunën e kërcënimin për t’ua mbyllur gojën gazetarëve. Ne duhet ta kemi të qartë, duke i mbrojtur gazetarët, e mbrojmë vetëm demokracinë”, tha profesori Latifi.

Ndryshe, edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit u përmend tentim-frikësimi i përfaqësuesve të medieve nga politikanë, persona publikë, biznese dhe grupe fetare. Sipas raportit të DASH-it, ndonëse nuk ka pasur raportime për censurë të drejtpërdrejt të mediave të shkruara ose elektronike, prapëseprapë janë paraqitur ankesa të gazetarëve për politikanët dhe grupet e organizuara kriminale, që shpesh kanë rezultuar në autocensurë. Shqipe Vishaj /InLajmi/

Tags: Asociacioni i Gazetarëve të KosovësBlerim LatifiImer Mushkolaj
Postimi i mëparshëm

Vdes dizajnerja e modës, Damy Mary Quant

Postimi tjetër

Bislimi: Zgjedhjet në veri të Kosovës nuk bën të shtyhen

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Bislimi: Zgjedhjet në veri të Kosovës nuk bën të shtyhen

Bislimi: Zgjedhjet në veri të Kosovës nuk bën të shtyhen

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu