Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dështuar në qeverisje dhe se nuk është fare në detyrë.
Sipas tij, Kosova është duke u udhëhequr nga disa njerëz të paaftë të cilët i ka quajtur “grup seminaristësh”.
“Albin Kurti nuk është në detyrë hiç, atje është një grup seminaristësh, që dalin e bëjnë lojë fjalësh. Bëjnë pallavra gjithë ditën, dhe nuk kanë asnjë përgjigje për asnjë punë”, ka thënë ai, shkruan Dukagjini.
Ndër të tjera, Limaj tha se Kurti i opozitës po del të mos jetë “origjinali”, sipas tij Kurti ka pasur kauza të rrejshme vetëm për të arritur në pushtet.