Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Live Alpha”, përcjell InLajmi.
Me qëllim që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jenë sa më të trajnuar në aspektin taktik, Kompanisë 2A e Regjimentit të 2-të të Komandës së Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Live Alpha”.
Ky ushtrim është realizuar në Aeroportin e Gjakovës dhe në Babaj të Bokës.
Gjatë ushtrimit është praktikuar qitja me municion real luftarak në nivel skuadre dhe togu.
Postimi i plotë nga FSK:
Realizohet ushtrimi fushor “Steel Live Alpha”
Me qëllim që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jenë sa më të trajnuar në aspektin taktik, Kompanisë 2A e Regjimentit të dytë të Komandës së Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Live Alpha” në Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës duke praktikuar qitjen me municion real luftarak në nivel skuadre dhe togu. /InLajmi/