Skuadra nga Arabia Saudite, Al Nassr, ka ndërperë bashkëpunimin me trajnerin francez Rudi Garcia.
Ky shkarkim erdhi për shkak të rezultateve të dobëta të klubit arab, me barazimin e fundit 0-0 ndaj Al-Fayha që ishte ajo ndeshje e cila shtyu drejtuesit e klubit arab të marrin këtë vendim, shkruan Gazeta10.
Garcia u emërua si kryetrajner i Al-Nassr në korrik të vitit 2022, dhe i udhëhoqi ata në 26 ndeshje ku 18 prej tyre i fituan, në 5 të tjera barazuan, dhe humbën 3.