Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht nga 3 persona në lagjen Bregu i Diellit, përcjell InLajmi.
Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime në kokë.
Në medie është publikuar një video e Sylës në QKUK teksa tregon se si ndodhi sulmi ndaj tij.
Syla thotë se është sulmuar nga “3 islamikë fanatikë”.
Ndryshe, për sulmin ndaj Sylës pati shumë reagime nga politikanë, analistë dhe gazetarë, të cilët dënuan këtë akt të dhunës ndaj gazetarit. /InLajmi/
