Një grua në Kinë është bërë personi i parë që ka vdekur nga gripi i shpendëve H3N8, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmeton InLajmi.
Gruaja 56-vjeçare nga Guangdong në Kinën juglindore, është personi i 3-të që është infektuar me gripin e shpendëve.
Të 3 rastet janë regjistruar në Kinë. Njëri prej rasteve pati një sëmundje kritike, ndërsa tjetri kishte simptoma më të lehta.
Pasi u sëmur më 22 shkurt, gruaja u shtrua në spital me pneumoni të rëndë më 3 mars, përpara se të vdiste më 16 mars, tha OBSH.
Ajo është personi i 2-të këtë vit që vdes nga gripi i shpendëve, pas vdekjes së një vajze 11-vjeçare nga Kamboxhia në shkurt. /InLajmi/