Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, i cili mbrëmë në orën 22:29 është sulmuar fizikisht nga 3 persona në rrugën “Ilir Durmishi” në Prishtinë, përcjell InLajmin.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se 3 të dyshuarit pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.
Si pasojë e sulmit, gazetari Syla ka pësuar lëndime të lehta trupore ndërsa ka marrë tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe prokurori i shtetit ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. Ilir Durmishi, Prishtinë 11.04.2023 – 22:29. Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se 3 të dyshuar deri më tani të panjohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore. /InLajmi/