Gazetari i njohur kosovar Valon Syla është sulmuar fizikisht nga 3 persona të martën në mbrëmje, përcjell InLajmi.
E për rastin reagoi edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili dënoi sulmin ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se ky rast është i patolerueshëm dhe i papranueshëm.
I pari i ekzekutivit shtoi se në një shoqëri demokratike nuk duhet lejuar asnjëherë që frika nga fjala e lirë të peshojë më shumë se liria e fjalës. /InLajmi/