Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka reaguar pas incidentit në veri, ku mbeti i plagosur një qytetar serb, përcjell InLajmi.
Rohde e cilësoi si incident shqetësues ndërsa kërkoi nga Policia e Kosovës që të hetojë rastin.
Ambasadori theksoi se sjellja e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër.
“Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë ta shohësh se Policia e Kosovës ka reaguar se do të hetojë gjerësisht rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë“, ka shkruar ambasadori gjerman. /InLajmi/
I fully agree. Yet another worrying security incident. It’s good to see that @Kosovo_Police reacted with extensively investigating the case. Possible misconduct by the police need to be scrutinized like any other. I wish the victim a speedy recovery. https://t.co/VqNBTSpXfC
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 12, 2023