Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka vizituar ndërmarrjen Termokos ndërsa i ka shprehur mbështetje ekipit udhëheqës, përcjell InLajmi.
Abdixhiku thekson se puna e Termokosit këtë sezonë ka qenë shembullore.
Gjithashtu ai përmend edhe zgjerimin e rrjetit të Termokosit në lagjen Arbëria dhe në rrugën B, duke shtuar se “planet për ofrimin e ngrohjes tek Banesat e Bardha, për herë të parë pas mbi 30 vite ndërtimi të tyre do të ofrojnë zgjidhjen e shumëpritur nga banorët aty”.
Tutje, Abdixhiku thotë se investimet e ardhshme parashohin dyfishimin e ngrohjes, lajme të cilat sipas Abidxhikut, Kosova ka nevojë.
Postimi i plotë i tij:
Në prag të përmbylljes së sezonës ngrohëse, vizituam ndërmarrjen Termokos, përgjegjëse për ngrohjen e rreth 18 mijë familjeve në Prishtinë.
Aty u pritëm nga Kryeshefi Fisnik Osmani dhe Kryetari i Bordit Visar Vokrri. Puna e Termokosit këtë sezonë ka qenë shembullore. Përtej kënaqshmërisë së konsumatorëve me shërbim, përtej mosrritjes së çmimeve në këtë krizë, kjo ndërmarrje ka arritur të ofrojë zgjerim të rrjetit këtë vit në dy lagje të rëndësishme të Prishtinës; atë të Arbërisë dhe të Rrugës B. Planet për ofrimin e ngrohjes tek Banesat e Bardha, për herë të parë pas mbi 30 vite ndërtimi të tyre – do të ofrojnë zgjidhjen e shumëpritur nga banorët aty.
Investimet e ardhshme, ndërkohë parashohin dyfishim të ngrohjes – dhe për lajme si këto Kosova ka nevojë.
Fisin, gjithë ekipin udhëheqës të Termokosit, punëtorët aty, i falënderova për këtë angazhim. Ata do të kenë mbështetjen e LDK-së në çdo formë e kapacitet. /InLajmi/